Ilustrim

Dy raste të sulmit ndaj nënave në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës ndaj nënave janë raportuar në 24 orët e fundit.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 10:00, në Novobërdë ka arrestuar të dyshuarin, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Një rast tjetër është raportuar dje rreth orës 20:00 në Gjilan, ku policia ka njoftuar se një nënë është kanosur nga djali i saj pas një mosmarrëveshje.

Policia ka njoftuar se tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar edhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Dy personat e arrestuar me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.