Foto-ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, viktima dy gra

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm në 24 orët e fundit.

Në të dyja rastet viktima të dhunës në familje kanë qenë gratë.

Rasti i parë është raportuar në rajonin e Skenderajt, ku një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të policisë e njëjta ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmi.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar në rajonin e Ferizajt.

Edhe në këtë rast, një person i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Për këto dy raste është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe  me urdhër të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.