Ilustrim

Dy kosovarë në gjendje të rëndë, aksidentohen në Lezhë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë. Mësohet se një makinë mjeti tip Benz me drejtues shtetasin N. M. është përplasur me një motor.

Për pasojë dy persona nga Kosova kanë mbetur të lënduar, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si kryqëzimi i Blinishtit të Lezhë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Blinishtit” mjeti tip Benz me drejtues shtetasin N.M., banues në Shkodër është përplasur me mjetin motor tip BMW me drejtues shtetasin I.S., banues në Prizren.

Si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime shtetasja S. S., banuese në Prizren, që ndodhej si pasagjere në mjetin motor me drejtues I.S. e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.