Dy kadetë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

Dy kadetët e FSK-së, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, ditë më parë u diplomuan në Akademinë Ushtarake “Bundeswehr –Offizier Lehrgang” të Republikës Federale të Gjermanisë.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kadetët e FSK-së i kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në Akademinë Ushtarake më prestigjioze për logjistikë në Gjermani, ku edhe janë graduar në gradën nëntoger.  Nëntogerët, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, pas kryerjes së Akademisë Ushtarake janë emëruar në detyra të reja në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, në Departamentin e Logjistikës, pasi që edhe studimet i kanë mbaruar në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Të dy nëntogerët e sapoemëruar në detyrë, u shprehen të kënaqur dhe shumë mirënjohës ndaj FSK-së që ju ofroi mundësinë për të studiuar në një shtet mik dhe të fuqishëm si Gjermania.