Ilustrim - Arkiv

Dy fshatra të Vitisë bëhen me ndriçim publik

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka përuruar ndriçimet publike në fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë të Jerlive.

Haliti ka vizituar mbrëmë fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë të Jerlive ku së bashku me banorët kanë përuruar ndriçimin publik në këto lokalitete.

Me këtë rast banorët e kanë konsideruar si shumë të rëndësishëm për sigurinë e tyre realizimin e projektit të ndriçimit.