Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën

Dy deputetë i shtohen Nismës Socialdemokrate

Dy deputet të komuniteteve, Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane i janë bashkuar sot Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi. Ai tha se Nisma do ju ofrojë mundësi në grupin parlamentar të saj, po ashtu do të jenë pjesë e komisioneve.

Kësisoj, Nisma nga gjashtë deputetë sa ka aktualisht do të numëroj tetë përfaqësues të popullit.