PZAP - Foto: PZAP/Video

Dy Ankesa në PZAP për Balotazh

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)ka pranuar gjithsej dy ankesa në lidhje me fushatën për balotazhin e së dielës.

Numrin e ankesave për fushatën e balotazhit e bëri të ditur për KALLXO.com kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Ai tha se këto dy ankesa janë dërguar nga Vetëvendosje dhe Alternativa.

“Subjekti politik Alternativa ka përcjellë një ankesë me pretendimin se një vëzhguese e KDI- së ka bërë promovim për subjektin AAK. Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një ankesë kundër KKZ-së për mbajtjen e tubimit, mandej e ka tërheqë ankesën pasi që është lejuar mbajtja e tubimit nga KKZ-ja për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Desku.

BIRN dhe Internews Kosova kanë ndjekur me kujdes veprimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre gjatë heshtjes zgjedhore të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke depozituar në PZAP një numër ankesash për thyerje të heshtjes.

PZAP-i pastaj gjobiti për thyerje të heshtjes gjashtë kandidatë për asambletë komunale

http://kallxo.com/pzap-gjobit-6-kandidate-per-kuvende-komunale/

Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, BIRN dhe Internews Kosova kanë dorëzuar 112 ankesa në PZAP prej të cilave partitë politike janë dënuar me 100 mijë euro.

http://kallxo.com/lista-serbe-denohet-22-mije-euro/