Dukagjin Gorani | Foto: Facebook

Dukagjin Gorani: Në parim jemi pro zgjedhjeve

Dukagjin Gorani, nga Partia Social Demokrate, ndryshe nga partitë që janë në pushtet, në tryezën e thirru nga Lëvizja Vetëvendosje tha se në parim janë pro zgjedhjeve.

“Në parim e përkrahim idenë e zgjedhjeve. Prej asaj që hetohet ekzistojnë dy prioritete të mëdha ne vend. Procesi i dialogut dhe zgjedhjet. Nëse duhet shkohet në zgjedhje është e vështirë, ose e pamundur të vazhdohet dialogu. Për zgjedhje konsensusi është i pamundur. Nuk mund te arrihet konsensus me partitë në pushtet. Mirëpo konsensusi për dialog mund të ndodhë”, tha Gorani.

Ai tha se “…nëse ka koordinim opozitar të suksesshëm, atëherë bëhen numrat, e nëse janë numrat nuk kemi nevojë me ftu në tryezë pushtetin. Temat e këtyre tryezave duhet të jenë objekt diskutimi në Kuvend”.