Dua Lipa triumfon në ceremoninë e çmimeve 'Grammy'

Këngëtarja Dua Lipa ka fituar dy çmime në garën prestigjioze në muzikë ‘Grammy’ për viti 2019, çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity” dhe “Artistja e re më e mirë e vitit”.

Edicioni i sivjetmë i ndarjes së çmimeve Grammy,  është mbajtur të dje në mbrëmje, më 10 shkurt 2019, në Kaliforni të SHBA-ve, dhe këngëtarja me origjinë  shqiptare dua Lipa  në fillim të garës triumfoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e pare, “Kënga më e mirë ritmike” dhe më pas edhe çmimin në     kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Emocionet e saj, pas marrjes së çmimeve këngëtarja i ka ndarë edhe me fansat përmes me llogarisë së saj personale në rrjetin social Instagram.

“Unë jam një artiste me dy çmime Grammy të fituara!!!! Jam e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Po u dërgoj dashuri shumë fansave të mi, familjes sime, ekipi tim dhe të gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë vërtetë! Faleminderit!!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Këngëtarja Lipa bëhet e para këngëtare me origjinë shqiptare e cila merr çmime në garën njohur të çmimeve muzikore Grammy.