Dua Lipa në fjalimin e saj pasi fitoi çmimin 'Artistja më e mirë femër', Foto: 21Media

Dua Lipa Shet 400 Mijë Kopje të ‘IDGAF’

Sukseset për këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën nuk kanë të ndalur.

Ajo po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në skenën ndërkombëtare.

Nga Australia, atje ku po pushon Dua këto ditë, ka njoftuar se ka shënuar edhe një sukses të radhës.

Me këngën “IDGAF”, e cila është shitur në 400.000 kopje, ylli kosovar Dua ka arritur të marrë në Britani çmimin “Gold”.

Sivjet në Brit Awards Dua Lipa rrëmbeu dy çmime nga pesë nominime. Çmimin si solo artistja më e mirë si dhe çmimin “Artistja më e mirë debutuese”./21Media