Drita - Malmo Foto: FC Drita

Drita – Malmo përballen sonte në Mitrovicë

Përderisa e gjithë bota sot i ka sytë në stadiumin Saint Petersburg ku do të zhvillohet gjysmë finalja e botërorit, Francë-Belgjikë, ndjekësit e futbollit në Kosovë do t’i kenë sytë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kampioni i Kosovës në futboll K.F Drita do të ndeshet në raundin e parë të  kualifikimeve të Ligës së Kampionëve me kampionin e futbollit suedez, Malmo.

Në ora 20:45, KF Drita dhe Malmo do të ballafaqohen në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa pas një jave Drita do të udhëtoj drejt Suedisë për ndeshjen kthyese të kësaj gare.

Gjithashtu sot në 20 do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e Kampionatit Botëror ndërmjet Francës dhe Belgjikës.