Pamje nga stërvitja e futbollistëve të klubit "Drita"

Drita i nisë me fitore kualifikimet në Champions League

Klubi i Futbollit “Drita” nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2 me 0 ndaj ekipit Santa Coloma nga Gjibraltari në ndeshjen e parë kualifikuese për Champions League.

Koha e rregullt e lojës u mbyll me rezultat 0 me 0. Vetëm në minutën e 9 të vazhdimeve, Xhevdet Shabani e zhbllokoi rezultatin e lojës duke kaluar Dritën në epërsi me rezultat 1 me 0.

Në përfundim të pjesës së parë të vazhdimeve, referi akordoi një penalti në favor të Dritës pas një ndërhyrjeje të palejuar nga lojtarët e Santa Colombas.

Fidan Gërbeshi, u shënua në listën e realizatorëve pasi shënoi edhe golin e dytë për Dritën nga pika e bardhë.

Ekipi i Dritës ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e kualifikimeve të Champions League pasi është shpallur kampion i Kosovës në futboll për sezonin 2017 -2018.

https://kallxo.com/drita-eshte-kampioni-i-ri-i-kosoves-ne-futboll/