Adem Grabovci - Foto: Facebook

Drita Hajdari: Po më çojnë ‘selame’ për rastin ‘Pronto’

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ e ftuar është prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari.

Hajdari përveç që ka folur për rastin e Vasfije Krasniqit Goodman dhe ish-kolegut të saj, Elez Blakaj, ajo në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se para se të fillojë gjykimi i rastit ‘Pronto’ persona të ndryshëm i kanë dërguar fjalë se këtë rast e ka të humbur.

“Tash kur po pritet me fillu gjykimi, po m’i dërgojnë zërat se e ki rastin e humbur, se ky rast s’ka me kalu asnjëherë as shqyrtimin fillestar. Mua po më dërgojnë porosi me mesazhe të tilla. Nuk ka rëndësi kush është, me rëndësi që po krijohet një atmosferë e tillë”, tha Hajdari përballë Jeta Xharrës.

Ajo shtoi se qysh në fillim të rastit ka pasur presion deri më tani kur pritet të fillojë gjykimi.

Emisionin e plotë të ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: