Gani Dreshaj, AAK, Istog. Foto: Atdhe Mulla

Dreshaj: I Padrejtë Vendimi për Rivotim në Istog

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se është e padrejtë që të shkohet në rivotim për kryetar të kësaj komune.

I pyetur nga KALLXO.com rreth vendimit të PZAP-së që Komuna e Istogut të rivotojë për kryetar, Dreshaj tha se do të bëjnë ankesa.

“Sa për mua çdo javë me shku në rivotim e mundi atë (Haki Rugovën). Ne në rivotim nuk mundemi me shku pa u bërë rinumërimi i votave, për të parë qysh më kanë dalë të pavlefshme mua 850 vota të shqiptarëve dhe qysh kam mund unë të fitojë prej 420 votave 380 me kusht që nuk kanë pasë gisht të LDK-së”, theksoi Dreshaj.

Sidoqoftë, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut thotë se në asnjë opsion nuk tutet nga kandidati i LDK-së, Haki Rugova.

“Çfarë thonë gjykatat unë i përmbahem”, tha Dreshaj për KALLXO.com.

Ndryshe, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të sjella me postë, Dreshaj ka përmbysur rezultatin që ishte në favor të Haki Rugovës.

http://kallxo.com/gani-dreshaj-tejkalon-haki-rugoven/

Mirëpo, kandidati i LDK-së e ka quajtur “të manipuluar” kontingjentin e votave që mori rivali i tij, Gani Dreshaj.

http://kallxo.com/haki-rugova-konteston-votat-nga-jashte-per-gani-dreshajn/

“Kanë votuar njerëzit e vdekur, kanë votuar njerëz që nuk jetojnë këtu edhe s’kanë haber dhe kurrë se kanë kalu kufirin e Kosovës”, shtoi ai.