Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Drenas - Konfiskohen 4 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës në një operacion në Komunën e Drenasit ka konfiskuar 4 aparate të lojërave të fatit.

Këto aparate i ka konfiskuar në një lokal në qytetin e Drenasit.

Policia dyshon se në këtë lokal është ushtruar veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Aksioni i Policisë është bërë me kërkesë të Gjykatës.

Gjatë konfiskimit të aparateve, Policia e Kosovës nuk arritur të arrestoj asnjë të dyshuar.

Para disa muajve, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin që ndalon të gjitha lojërat e fatit në Republikën e Kosovës, përveç atyre që organizohet nga Lotaria e Kosovës.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në rajonin e Gjilanit ka arrestuar dy persona si të dyshuar për veprimtari ilegale me lojëra të fatit dhe bixhozit. Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.