Ilustrim

Drenas, e gjen granatën e dorës në garazh

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Nekovc të komunës së Drenasit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilët e kanë larguar mjetin e dyshimtë.

Siç njofton Policia një mashkull shqiptar ka raportuar se gjatë punimeve në garazhin e tij e kishte hasur mjetin e dyshimtë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ( Fshati Nekovc) ka raportuar se gjatë punimeve ne garazhdën e tij kishte hasur ne një mjet të dyshuar shpërthyese Granat dore. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes  ndërsa   njësit për deminim të KFOR-it dhe   FSK- së e kanë marr me vete mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.