Drejtuesi i Shërbimit Korrektues Kërkon të Lirohet nga Detyra

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Emrush Thaçi ka kërkuar të lirohet nga detyra.

Thaçi është drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë Thaçi kërkesën për lirim nga detyra ia ka dorëzuar ministrit Hajredin Kuçi.

Lirimin nga detyra Thaçi e ka kërkuar për shkak të angazhimeve të tij akademike.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është përgjegjës për administrimin e të burgosurve, paraburgosurve, dënuarve, miturve në bazë të ligjeve të aplikueshme të Kosovës.

KALLXO.com shkroi gjatë shtatorit për dy arratisjet e Sami Lushtakut gjatë kurimit në QKUK, për rrezikimin e jetës së një të burgosuri vetëm për të hyrë në negociata me përgjegjësit e burgut të Dubravës dhe dhomën që kishte ndërtuar një i burgosur në burgun e Prizrenit.

Në shkurt një i burgosur që ishte liruar në shtëpi gjatë vikendit ishte arratisur, ndërsa qe kapur më pas në Graçanicë, teksa ishte nisur për Hungari.