Drejtoritë e Arsimit nuk kanë plan për të rikthyerit nga Siria

Dështimi i sistemit arsimor është njëri nga shkaktarët e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që strategjia kombëtare kundër ekstremizmit identifikon.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregon  se që nga viti 2012 ka strategji e cila ka paraparë obligime konkrete për sistemin e arsimit, i cili do të duhej të ishte i gatshëm të edukojë një komunitet njerëzish që për një kohë të gjatë prapa kurseve të trajnimeve ishin radikalizuar dhe bërë gati për të luftuar në luftërat  e huaja.

Këto teste në komunën e Hanit të Elezit dhe Kaçanik tregojnë se arsimi nuk ka fare plane për të trajtuar problemin.

Zeqir Doda nga Drejtoria e Arsimit në Kaçanik tregon se deri më tani nuk kemi pasur asnjë program të destinuar për familjet ose fëmijët e atyre që kanë qenë në luftë.

Ai madje thotë se deri më tani nuk kanë pasur as një interesim të dikujt për t’u marrë me këtë çështje.

“Nuk kam njohuri që psikologu është marrë drejtpërdrejt me fëmijët e këtyre familjeve, me gjithë që është interesant se të paktën në komunë tonë nuk është që trajtohen ndryshe fëmijët e familjeve që kanë pjesëmarrës në luftëra”, thotë Doda.

Ndërsa Menduh Vllashi nga Drejtoria e Arsimit në Han të Elezit tregon se nuk kanë program të veçantë të destinuar për familjarët e atyre që kanë qenë në luftë.

“Momentalisht nuk kemi ndonjë program të veçantë edhe pse jemi duke u munduar dhe kemi bërë kërkesa në Ministri të Arsimit dhe Ministri të Financave për t’na lejuar me marrë psikolog, e pastaj në bashkëpunim me të dhe me pedagog ta bëjmë një plan që të punohet me këta fëmijë”, thotë Vllashi.

Emisionin e plotë të “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www.kallxo.com

25 Nëntor 2018 - 21:48

Afërdita Fejzullahu 25/11/2018 - 21:48
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend