Drejtorit Rajonal të Policisë në Prishtinë pritet t`i ndryshohet pozita

Policia e Kosovës është duke u përballur me një ristrukturim brenda saj.

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet ceremonia e gradimit të zyrtarëve policor.

Kallxo.com mëson se drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë do të kaloj në pikën kufitare.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se ndryshime të tilla do të jenë të shumta.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe drejtorin Rajonal të Policisë në Prishtinë Rexhep Sijarina.

I njëjti ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Pritet të ketë ndryshime të shumta. Ende s`ka asgjë zyrtare”, tha Sijarina për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar për shumë zyrtarë policorë të cilëve ju është ndryshuar pozita pas ardhjes së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

 

https://kallxo.com/kush-eshte-shefi-i-ri-ne-departamentin-per-krime-ekonomike-ne-polici/

.