Ehat Oreshka, drejtor komunal në Prizren, duke shkuar në punë me biçikletë. Foto: Kallxo.com

Drejtori i Haskukës, me biçikletë për mbledhjen e Asamblesë

Në kohët kur përdorimi i veturave zyrtare nga bartësit e tyre në institucione të Kosovës është bërë rutinë, një zyrtar i lartë i komunës së Prizrenit ka zgjedhur një mënyrë më të “gjelbër” për të shkuar në punë.

Ehat Oreshka, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, vjen nga subjekti politik Nisma, e cila është në koalicion qeverisës në Prizren bashkë me Vetëvendosjen dhe LDK-në.

Ai si zakonisht në mbledhjet e Asamblesë vjen ndër të parët nga të gjithë drejtorët dhe në vazhdimësi këtë e bën me një biçikletë, e jo si shumica e drejtorëve me automjete.

Sot Kuvendi Komunal në Prizren mban mbledhjen e 4 të rregullt për vitin 2019.

Ehat Oreshka, drejtor komunal në Prizren, duke shkuar në punë me biçikletë. Foto: Kallxo.com