Drejtori i ATK-së: Nuk do të tolerohen masat e ulëta ndëshkimore për shkeljet e rënda

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj në tryezën e Demokraci Plus dhe BIRN-it “Integriteti i Administratës Tatimore”, tha se do të përpiqen që t’i drejtojnë të gjeturat e organizatave në raportin e monitorimit.

“Do të përpiqemi t`i drejtojmë të gjeturat dhe rekomandimet e raportit t’i ngrisim në nivelet më të larta për implementim. Disa të gjetura që janë në raport i kemi zbatuar, siç është themelimi i dy komisioneve, ai për ankesa dhe ai disiplinor. Kërkesat e mia janë që gjitha të veprohet në përputhje me ligjin”, shtoi drejtori i ri i ATK-së.

Murtezaj shtoi se ATK-së do të marr mësim prej pësimeve që janë bërë, si dhe u zotua se nuk do të tolerojë masat e ulëta ndëshkimore në ATK, pas shkeljeve të rënda që mund të bëhen nga zyrtarët e këtij institucioni.

“Në realitet e thash që kemi krijuar dy komisione, do të bazohemi në raportet që ata gjenerojnë. Është e vërtetë që masat nuk janë në përputhje me shkeljet”, tha ai.

Të gjeturat e monitoritmit të Demokraci Plus dhe BIRN-it, kanë treguar se disa nga shkeljet që janë bërë në ATK është fakti se si një zyrtar e ka dëmtuar veturën zyrtare pasi ka voziture në gjendje të dehur, ndërkaq si masë ndëshkimore ndaj tij ka qenë ndërrimi i zyrës me detyra të ngjajshme.

Murtezaj theksoi se, zyrtarët e Operativës në ATK do të detyrohen ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Çështja  deklarimit të pasurisë, ne kemi zyrtarë brenda ATK-së, dhe kërkesë e imja ka qenë që të kërkojmë nga të gjithë zyrtarët operativë, që deri me 31 mars në përputhje me afatet në AKK, të raportojnë pasurinë edhe zyrtarët e tjerë brenda ATK-së. Si fazë fillestare pjesën e  t`i detyrojmë ta deklarojnë pasurinë.

Sa i përket masave ndëshkimore, Murtezaj shtoi se do të përpiqen të bëjnë përshkallëzime.

Demokracia Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), kanë prezantuar raportin  lidhur me të gjeturat nga monitorimi i punës së Administratës Tatimore të Kosovës.

https://kallxo.com/zevendesambasadori-adams-mbreteria-e-bashkuar-do-ta-mbeshtese-kosoven-ne-luftimin-e-ekonomise-jo-formale/

https://kallxo.com/raporti-i-d-dhe-birn-zyrtaret-e-atk-tash-e-dy-vjet-nuk-kane-deklaruar-pasurine/

https://kallxo.com/ministri-hamza-ka-luftim-dhe-zvogelim-te-informalitetit-ne-kosove/

.