Ilustrim, Foto: Kolegji "Mehmet Akif" në Kosovë/ Facebook

Drejtori Flet për Arrestimet e Stafit të Kolegjit 'Mehmet Akif' në Kosovë

Drejtori i Kolegjit ‘Mehmet Akif’ në Lipjan, Nazmi Ulus, tha për KALLXO.com se shtetasit turq të arrestuar kanë pasur leje të qëndrimit në Kosovë.

“Pesë nga pjesëtarët e stafit tonë janë arrestuar në mëngjes dhe njëri nga ta është Presidenti i cili ka ardhur nga Turqia gjatë kësaj periudhe, pas grushtshtetit”, tha Ulus.

“Ende nuk kemi një informacion të saktë nga Policia por ajo në të cilën dyshojmë si arsye është presioni i Turqisë ndaj vendeve të Ballkanit. Ne dyshojmë në këtë”, shtoi ai.

“Ata kanë lejeqëndrim legal në Kosovë. Lejeqëndrimi i tyre nuk ka skaduar. Që të gjithë kanë lejeqëndrimi deri në vitin 2022. Ata ishin rezidentë të ligjshëm”, tha Ulus.

“Ndoshta janë shërbimet e inteligjencës të Turqisë të cilat operojnë shumë në vendet e Ballkanit”, tha Nazmi Ulus.

Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu, Institucionet Edukative Gulistan, e cila menaxhon katër shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, janë pjesë e asaj që e quajnë “organizatës terroriste Gulentiste- FETO”, e drejtuar nga kleriku turk Fetullah Gulen, që aktualisht jeton në ekzil në SHBA. Shteti turk e konsideron lëvizjen e Gulenit si organizatë terroriste, një akuzë të cilën Gulen e mohon. Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulenit në Turqi për ta gjykuar atë për puçin e dështuar të korrikut të vitit 2016.

http://kallxo.com/arrestohen-pese-zyrtare-te-kolegjit-mehmet-akif-ne-kosove/