Drejtori e zgjodhi punësimin e djalit të Muharrem Nitajt

Kryeshefi i Kompanisë regjionale “Pastrimi”, Burim Kelmendi në një intervistë dhënë për KALLXO.com ka konfirmuar edhe njëherë se Egzon Nitaj, djali i Muharrem Nitajt është punësuar pak ditë pasi që ai ka ardhë në krye të ndërmarrjes.

Kelmendi thotë se kontrata e Egzon Nitajt është kontratë mbi vepër me afat 4 mujor.

“Egzoni është punësuar me 24 dhjetor 2018, i skadon me 10 prill të 2019, për një periudhë 4 mujore. Këtë e kam nënshkruar unë”, tha Kelmendi për KALLXO.com.

Sipas tij, ai s’ka pasur kërkesë për punësimin e Egzon Nitajt nga askush, por thotë se e ka njoftë më herët.

“S’kam pasur asnjë kërkesë për punësimin e tij, thjeshtë e kam njoftë, djalë i mirë, më është dashtë dikush në IT, i kam besuar atij”, tha Kelmendi për KALLXO.com

Ndërsa për punësimin e gruas së deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, Hateme Demaliaj, Kelmendi thotë se ajo nuk e ka marrë kontratën mbi vepër në mandatin e tij.

Burim Kelmendi, mandatin e kryeshefit të kompanisë “Pastrimi”, e ka marrë më 20 dhjetor të 2018.

Ndërsa, Hateme Demaliaj është punësuar me kontratë mbi vepër më 14 dhjetor, rreth 1 javë para se ai të vinte në krye të detyrës.

Gazeta Jeta në Kosovë gjatë ditës së djeshme raportoi për punësimin me kontratë mbi vepër të djalit të deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt, Egzon Nitaj në pozitën e zyrtarit të IT-së.

Intervistën e plotë me kryshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, Burim Kelmendi mund ta gjeni këtu.

https://kallxo.com/kryeshefi-qe-simpatizon-aak-ne-flet-per-punesimet-e-familjareve-te-njerezve-te-afert-me-politiken-video/