Dragash, të shtëna me armë për pronë

 

Disa burra kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje pronësore fqinji i tyre i kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Incidenti ka ndodhur në Dragash rreth orës 15:30.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.

“I dyshuari është arrestuar, ndërsa arma M-70 me 65 fishek dhe pajisjet për mirëmbajtje e armës janë gjetur dhe konfiskuar në një shtëpi tjetër ku i kishte fshehur”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.