Zyrtarët e Drejtorisë së Shëndetësisë në Pejë të dhënë pas mishit dhe birrave

Në një drekë të drejtorisë së Shëndetësisë së Komunës së Pejës janë shpenzuar 40 euro vetëm në birra, ndërsa e gjithë dreka kishte kushtuar 197 euro e 90 cent.

Në këtë drekë, në faturë figuron se është porositur nga zyrtarët e drejtorisë së Shëndetësisë janë konsumuar birra me bollëk, verë e mish peshku.

31 euro janë shpenzuar për birra 0.33 litërshe, ndërsa 9 euro janë shpenzuar për 6 birra 0.5 litërshe.

Ndërsa për verë të shtëpisë janë shpenzuar 8 euro.

Në këtë drekë janë porositur katër biftekë, mirëpo të ndryshëm. 24 euro kanë kushtuar tre biftekë Mazzarella apo 8 euro për copë, ndërsa 7 euro e gjysmë janë shpenzuar për biftekun me sos.

Në këtë drekë janë porositur gjithashtu edhe 3 peshqë “Levrek” me vlerë totale prej 21 euro si dhe 2 salmon me vlerë totale 17 euro.

Chicken Fingers kishte qenë ushqimi tjetër që ishte shtruar në këtë tavolinë. Zyrtarët e Pejës kanë porositur dy porcione që kanë kushtuar 6 euro si dhe 2 pica tjera me vlerë totale 8 euro.

Përvec këtyre, në këtë drekë janë ngrënë gjithashtu edhe Brusketa, Sallata, Mish Pule, Skenderbeg me mish pule e pije të ndryshme.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtarë të kryetarëve të Komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Fatura e Drejtorise se shendetesise ne komunen e Pejes Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.