Ilustrim

Zyra e Thaçit për tre muaj konsumon 2119 kafe

Zyra e ish-Kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi për vetëm 3 muaj ka porositur në byfenë e Qeverisë ka 2 mijë e 119 produkte të kafes, si makiato, espreso, bambi, neskafe e kapuqino.

Këto porosi i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 635 euro e 70 cent.

Faturat e llogaritura janë për muajt, maj 2011, korrik 2011 dhe janar 2012.

Në janar të 2012 në faturën e kryeministrit figurojnë 1029 kafe, të cilat kanë kapur vlerën e 308 euro e 70 cent, pasi që në byfenë e Qeverisë kafet kushtojnë 30 cent.

Në maj të 2011 zyra e Hashim Thacit ka shpenzuar 229 euro e 50 cent për 765 produkte të kafes.

Ndërsa shpenzimet për kafe në muajin e nxehtë të korrikut kanë kushtuar shumë herë më pak se fatura e muajit të ftohtë, janarit.

Në korrik të 2011 zyra e Thaçit kishte porositur vetëm 325 kafe, që kanë kushtuar 97 euro e 50 cent.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.