Ardian Gjini, AAK. Foto: Atdhe Mulla

Zyra e Ardian Gjinit shpenzon para publike në verëra dhe raki

Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjakovës ka shpenzuar 281 euro për alkool në 9 dreka të cilat i ka analizuar KALLXO.com.

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare të zyrës së kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nuk ka munguar konsumimi i alkoolit.

Vetëm në një drekë ishin shpenzuar 125 euro për 5 shishe verë Stone Castle Cabernet. Një shishe kishte kushtuar 25 euro copa, ndërsa e gjithë dreka kishte kushtuar 462 euro.

Kjo drekë ishte shtruar më 7 shkurt të 2018.

Ndërsa në një drekë tjetër, më 17 janar janë konsumuar 3 shishe verë të llojit “Lucarelli Primitivo”, që i kanë kushtuar buxhetit të Komunës 54 euro apo 18 euro për copë.

Në po këtë drekë ishin porositur edhe 6 rakia të llojit “Viljamovka Dardha” me vlerë totale 18 euro apo 3 euro copa.

Shishe verë të llojit “Lucarelli Primitivo”, zyra e Kryetarit e kishte paguar edhe me 8 maj të vitit të kaluar. 18 euro ishin shpenzuar për këtë shishe verë.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kreytari” ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

 

Këto janë drekat dhe darkat zyrtare ku është konsumuar alkool nga kabineti i kryetarit, Ardian Gjini:

3 shkurt 2018

Raki Rrushi 4×0.5= 2 euro

4 janar 2018

Raki rrushi 2×0.50= 1 euro
Raki rrushi 2×0.50= 1 euro

29 janar 2018

Verë në gotë 4×1.5= 6 euro
Krigell 3×1= 3 euro
Birra e Pejës 9×1= 9 euro
Raki e shtëp 11×0.5= 5.5 euro
Raki e kumbulles 3×1.5= 4.5 euro
Birra e Pejës 4×1= 4 euro

7 shkurt 2018

Stone Castle Cabernet Reserve 5×25= 125 euro
Badell 1×1= 1 euro

17 janar 2018

Lucarreli Primitivo 3×18 = 54 euro
Raki Rrushi 1×0.50= 0.50
Viljamovka Dardh 6×3= 18 euro

18 shtator 2018

Krigell 1×1= 1 euro

21 qershor 2018

Krigell 0.33L 10×1= 10 euro
Krigell 0.5L  3×1.5= 4.5 euro

11 maj 2018

Krigell 0.3L 3×1= 3 euro
Krigell 0.5L 4×1.5= 6 euro

8 maj 2018

Lucarelli Primitivo 1×18= 18 euro
Birra Pejea 4×1= 4 euro

Fatura e Komunes se Gjakoves

06 Mars 2019 - 23:00

Taulant Osmani 06/03/2019 - 23:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend