Zëvendës kryeministri i Kosovës me aksione në Telekomin e Serbisë

Ministër dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, mirëpo edhe aksionar në Telekomin e Serbisë.

Ky është Dalibor Jevtiq posedon 1% të aksioneve në Telekomin e Serbisë që në euro thotë se ka vlerën e 500 eurove.

Dalibor Jevtiq ka deklaruar se aksionet në Telekomin e Serbisë i posedon që nga 1 shtatori i vitit 2010.

Posedimin e aksioneve në telekomin e Serbisë, ai e ka deklaruar në vazhdimësi.

Jevtiq ka deklaruar se posedon edhe 100 mijë euro para të gatshme, që i mbanë në një bankë në Serbi.

Brenda 1 viti, që nga deklarimi i fundit, Jevtiqi i ka shtuar 60 mijë euro para të gatshme.

Në 2018, ai kishte deklaruar 40 mijë euro para të gatshme në të njëjtën bankë.

Zëvendës kryeministrit Jevtiq ka deklaruar se posedon dy shtëpi, që sipas deklarimit të tij kapin shifrën e 320 eurove në total.

Ai ka deklaruar edhe 3 troje që kapin vlerën e 112 mijë eurove.

Jevtiq ka deklaruar edhe një veturë në emër të gruas së tij me vlerë prej 8 mijë euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Dalibor Jevtiq.

Deklarimi i Pasurise se Dalibor Jevtiq