Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Zenun Elezaj mbanë në bankë mbi 20 mijë euro

Vlera e pasurisë së kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj është rreth 193 mijë euro.

Kështu e ka deklaruar ai në Agjenincë kundër Korrupsion, ku vetëm pasuri të paluajtshme ka 122 mijë e 700 euro.

Në këtë pasuri përfshihen një shtëpi 60 mijë euro, dy toka që i ka vlerësuar 15 mijë euro, një banesë 42 mijë e 500 euro dhe një garazhë 5 mijë euro.

Elezaj si pasuri të luajtshme ka deklaruar se i ka dy vetura në vlerë 14 mijë euro.

Megjithëse ai nuk ka deklaruar në AKK ndonjë biznes apo kredi, ai ka para të gatshme 23 mijë e 135 euro.

Në Bankën për Biznes ai ka 21 mijë e 336 euro ndërsa në Pro Credit Bank 1 mijë e 799 euro.

Edhe të hyrat vjetore i pari i komunës së Klinës i ka të majme, me 33 mijë e 120 euro në vit.

Nga pozita e kryetarit të komunës ai ka të hyra në vit 16 mijë e 288 euro, por ai merr pagë edhe nga dy universitetet rajonale që ligjëron.

Nga Universiteti i Mitrovicës merr 8 mijë e 475 euro dhe nga Universiteti i Pejës 1 mijë e 203 euro, ndërsa nga konsulenca merr 6 mijë e 389 euro.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.