Pronat dhe pasuria e Xhelal Sveçlës


Ushtruesi i detyrës së  Ministrit të Brendëshëm Xhelal Sveçla ka marrë borxh nga banka, ndonëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi të përbashkët me vlerë prej gati 2 milionë euro.

Sveçla ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ai së bashku me bashkëshorten e tij posedojnë rreth 67 mijë euro kredi.

Bashkëshortja e tij ka hyrë në kredi 49 mijë euro për të ia huazuar vëllait të tij paratë. Këtë kredi Sveçla dhe familja e tij duhet ta kthejnë brenda 10 viteve.

Bashkëshortja e tij ka një kredi prej 5 mijë e 512 euro që e kanë marrë për renovim të shtëpisë e që duhet ta kthejnë brenda 3 viteve.

Ndërsa 12 mijë eurot tjera i kishte marrë Sveçla poashtu për renovim të shtëpisë.

Pasuri të paluatjshme, Sveçla ka deklaruar 2 lokale afariste që në total vlejnë 1 milionë e 250 mijë euro.

Shtëpinë e tij prej 300 metrave katror, Sveçla e ka vlerësuar 600 mijë euro. Ai posedon në pronësi të përbashkët edhe një truall me 430 metra katror, të cilin e ka vlerësuar 100 mijë euro.

Bashkëshortja e tij është pronare e një ordinance Specialistike Stomatologjike që është vlerësuar me 6 mijë euro kapital.

Bashkëshortja e Sveçlës posedon edhe një veturë që ishte blerë në 2016 me kredi. Vlera e veturës është vlerësuar 4 mijë euro.

Paga vjetore e Sveçlës si deputet kap shifrën e 24 mijë e 838 euro. Ai ka deklaruar edhe 588 euro të ardhura nga paga në Vetëvendosjes për periudhën Janar-Gusht 2017.

Gruaja e tij ka deklaruar 30 mijë euro të hyra vjetore nga që bënë si profesoreshë dhe nga biznesi privat.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Xhelal Sveçlës.