Xhavit Haliliti nuk i ka 2-3 milionë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ishte bërë “sensacion” në Kosovë kur gjatë një intervistë dhënë në KTV, kishte deklaruar se në Kosovë tanë kanë ka 2-3 milionë euro.

“2-3 milionë edhe ti i ke, tanë kemi kapak”, kishte deklaruar Xhavit Halili përballë gazetarit, Adriatik Kelmendi, gjatë një interviste ku po fliste për paratë e fondit të 3%.

Megjithatë, as Xhavit Halili nuk i ka 2-3 milionë. Të paktën kështu ka deklaruar ai.

Në deklarimin e Pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, po del që as Xhavit Halilit si ka 2 milionë.

Pasurinë që e ka deklaruar Haliti, së bashku me pasuritë e përbashkëta kapin shifrën e afër 1.2 milionë.

Ai ka deklaruar dy shtëpi familjare, që janë në pronësi të përbashkët. Secilën prej tyre e ka vlerësuar nga 200 mijë euro. Totali i shtëpive kap shifrën e 400 mijë euro.

Halili ka deklaruar edhe një banesë prej 94 metra katror, të blerë në vitin 2000, me vlerë prej 200 mijë euro, e që është në emër të tij.

Nënkryetari i Kuvendit, ka deklaruar edhe 4 hektarë tokë të trashëguar e që thotë se është në pronësi të përbashkët me vlerë prej 400 mijë euro.

Ndërsa ai ka deklaruar edhe 4 hektarë tokë të tjera, në emër të tij, që thotë se i ka blerë në vitin 2014, e që kapin vlerën prej 20 mijë euro.

Haliti së bashku me bashkëshorten e tij posedojnë stoli ari me vlerë prej 25 mijë euro. 10 mijë stoli ari janë në emër të Xhavit Halitit, ndërsa 15 mijë euro stoli të tjera në emër të bashkëshortes së tij.

Këto pasuri ishin përfituar në vitin e largët, 1985.

Xhavit Halilti posedon edhe një veturë, të cilën e ka vlerësuar 5 mijë euro.

Kryetari i PDK-së në Pejë, nuk qëndron keq as me paratë CASH. Ai ka deklaruar se posedon 132 mijë e 700 euro para të gatshme në bankë.

Paga vjetore e Xhavit Halitit është 29 mijë e 708 euro, si dhe ka deklaruar 5 e 299 euro mëditje për këtë vit.

Xhavit Haliti ka deklaruar se pronat e trashëguara nga babai i tij, hisedarë janë edhe nëna e tij, dy vëllezërit dhe dy motrat e tij.

Deklarimi i pasurise se Xhavit Halitit