Photo: KALLXO.com

Vetura dhe pronat e Qëndron Kastratit


Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se është në kredi prej 80 mijë e 80 eurove.

Ai ka deklaruar se prindi i tij është në  kredi për shkollimin e vëllait, ka dy star kartela dhe ka marrë kredi për blerjen e një veture dhe pajisje për shtëpi.

Kastrati ka deklaruar se kryen dy funksione, atë të kryetarit dhe të Nënkryetarit të PSD-së.

Në pasurinë e paluajtshme Kastrati ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 160 mijë eurove, një truall në vlerë të 85 mijë eurove dhe locale në vlerë të 105 mijë eurove të gjitha këto në emër të prindit.

Vetë Kastrati ka deklaruar se vozit një veturë në vlerë prej 11 mijë e 700 eurove të cilën e ka blerë me kredi ndërsa në emër të prindit ka deklaruar se ka një veturë në vlerë prej 5 mijë eurove.

Qëndron Kastrati ka deklaruar se posedon 557 euro kesh.

Të hyrat vjetore të Qëndron Kastratit nga Komuna janë 13 mijë e 944 euro.

Të hyrat vjetore të prindit të tij nga pensioni i MPMS-së merr 5 mijë e 376 eurove ndërsa të hyrat nga KEK-u sipas deklarimit janë 7 mijë e 480 euro.