Vëllai i Famir Limajt kredi deri n’fyt

Gjithsej 1 milion e 204 mijë euro i ka pasuri të paluajtshme vëllai i Zëvendës kryeministrit Fatmir Limaj, Demir Limaj.

Demir Limaj drejton një departament në Telekomin e Kosovës.

Ai gjithashtu është edhe Ligjërues në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.

Te pasuria e paluajtshme Demir Limaj vëllai i Fatmir Limajt ka deklaruar se posedon në emër të tij vetëm një tokë vlera e së cilës është 200 mijë euro dhe një tokë tjetër 89 mijë euro.

Një banesë, dy  toka dhe një shtëpi, vëllai i Fatmir Limajt i ka deklaruar në emër të përbashkët.

Gjithashtu Demir Limaj ka deklaruar se vozit një Mercedes në vlerë prej 25 mijë eurove dhe se bashkëshortja e tij vozit një Audi A3 në vlerë prej 10 mijë eurove.

Para kesh të ruajtura në institucione financare, vëllai i Fatmir Limajt ka deklaruar se posedon 60 mijë euro në emër të bashkëshortes 20 mijë nga 60 sa janë deklaruar gjithsej.

Demir Limaj gjithashtu ka treguar se ka kredi 150 mijë euro për blerjen e dy tokave.

Në të hyrat vjetore, Demir Limaj vëllai i Fatmir Limajt ka deklaruar se nga ana e Telekomit të Kosovës merr 23 mijë e 40 euro ndërsa në Universitetin e Prizrenit punon si Honorar ku merr pagë për tre muaj 720 euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij. Sipas deklarimit gruaja e Demir Limajt punon në Kuvendin e Kosovës dhe të hyrat e saj janë 8 mijë e 40 euro.

 

06 Qershor 2019 - 14:31

Adelina Ahmeti 06/06/2019 - 14:31
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight

Send this to a friend