Isa Mustafa në Kuvend. Foto: Atdhe Mulla.
Udhëtimi i Isa Mustafës e Vlora Dumoshit me ‘business clas’ - Dokument
Një udhëtim i delgacionit qeveritar, të cilit i printe Isa Mustafa kishte kushtuar 9 mijë e 78 euro vetëm për bileta të aeroplanit.
Delegacioni numëronte 6 anëtarë, por jo të gjithë kishin paguar biletën e aeroplanit të njëjtë.
Në relacionin Prishtinë-Vienë-Shtutgart, çmimi i biletave për Isa Mustafës dhe Vlora Dumoshin ishte ndryshe nga pjesa tjetër e delegacionit.
Sokol Havolli, Agim Sponca, Burbuqe Thaçi e Drilon Zogaj kishin shpenzuar së bashku 5 mijë e 6 euro për bileta të aeroplanit.
Një biletë e tyre kishte kushtuar 1 mijë e 251 euro dhe kishte qenë biletë ‘Economy (B)’.
Ndërsa udhëtimi i Isa Mustafës si kryeministër dhe Vlora Dumoshit si shefe e kabinetit, në po të njëjtën ditë dhe relacion, një biletë kishte kushtuar 2 mijë e 36 euro bileta, apo i gjithë udhëtimi 4 mijë e 72 euro.
Biletat e Mustafës dhe Dumoshit kishin qenë ‘Business (D)’
Darka e kabinetit të Ramush Haradinajt me raki dardhe – Dokument
Një biletë aeroplani e Thaçit kushtoi sa dy biletat e këshilltarëve të tij (Dokument)
.