Skandal në Rahovec: Zyrtarët blejnë cigare me para të komunës (Dokument)

Zyrtarët e Komunës së Rahovecit kanë blerë cigare me para të buxhetit të Komunës.

3 pako cigare janë blerë nga zyrtarët e Komunës së Rahovecit dhe janë paguar nga buxheti i varfër i kësaj komune.

Malrboro, Davidov dhe Ronhill janë cigaret që këta zyrtarë i konsumojnë. Cigaret janë blerë më 24 maj të 2017 tek restauranit “Haxhijaha” në Rahovec.

Një marlboro në atë kohë kishte kushtuar 2 euro e 60 cent. Davidovi 1 euro e 90 cent dhe Ronhilli 1 euro e 70 cent.

Kryetar i Komunës në këtë kohë ka qenë Idriz Vehapi i PDK-së.

KALLXO.com ka shkruar se si cigare me para të buxhetit kishin blerë edhe komuna e Ferizajt.

https://kallxo.com/dosja/qeverisja-e-ldk-ne-ferizajt-bleu-cigare-e-raki-me-pare-te-shtetit/

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të publikohen drekat dhe darkat zyrtare të kryetarëe të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Fatura me cigare e komunes se Rahovecit Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.