Shpend Ahmetit pa shtëpi i rriten borxhet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar së pasuria e tij është pothuajse e njëjtë nga viti i kaluar.

Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) së ka ende në pronësi të tij veturën e markës Skoda me vlerë 8 mijë euro.

Në vitin 2018, kreu i Prishtinës kishte kredi 600 euro ndërsa në këtë vit ai i ka 1 mijë e 200 euro, për të cilën nuk dihet kohëzgjatja.

Ahmeti i cili njëherësh është edhe kryetari i Partia SocialDemokrate (PSD) ka deklaruar në AKK së në llogarinë e tij bankare ka 4 mijë e 200 euro e cila figuron të jetë 1 mijë e 200 euro më e lartë së vitin e kaluar.

Gjithashtu, ai në emër të bashkëshortes së tij ka deklaruar para të gatshme 2 mijë euro.

Në anën tjetër, në të hyrat vjetore i ka deklaruar pagën e tij si kryetar me shifër 17 mijë e 336 euro, gjithashtu ‘shpenzime te rimbursura’ nga komuna të cilën e udhëheq janë rritur në krahasim sa ishin 376 euro në 2 mijë e 140 euro.