Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Sa para i harxhon kabineti i Ramiz Lladrovcit për kafe e çaja

Zyra e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kishte shpenzuar 280 euro për pije vetëm gjatë muajit mars 2018.

Në këto 280 euro janë të përfshira pijet si ujë, produkte të kafe, çaj e lëngje.

Në mars të 2018 zyra e Ramiz Lladrovcit ka shpenzuar 96 euro për 320 shishe ujë 0.25 litërshe.

65 espresso që i kanë kushtuar 19 euro e 50 cent. 60 çaja filter qe i kanë kushtuar 18 euro. Si dhe 55 makiato (të madhe dhe të vogël)  me vlerë prej 16 euro e gjysmë.

Ndërsa janë konsumuar edhe 96 pije në kanaqe që kanë kushtuar në total 67 euro e 20 cent si dhe 90 lëngje me vlerë 63 euro.

Të gjitha këto blerje kapin shifrën e 280 e 20 cent.

“Ju informojmë se brenda muajit mars, e faturuar me datën 30.03.2018, Zyra e Kryetarit është shërbyer me pije për mbledhje të ndryshme zyrtare, të kërkuara sipas porosisë”, thuhet në kërkesën për kryerjen e pagesës.

KALLXO.com ka publikuar dosjen “Sa Han Kryetari” ku janë bërë publike shpenzimet në dreka dhe darka zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve të tjerë të komunave.

Fatura e Komunes se Drenasit, shpenzimet ne pije Foto: KALLXO.com
Kerkesa per pagesen e fatures per muajin mars 2018 Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.