Sa kushton ora Rolex e Ramiz Lladrovcit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar së pasuria e tij është rritur në krahasim nga viti i kaluar.

Siç ka deklaruar ai në Agjencinë Kundër Korrupsion, familjes Lladrovcit i është shtuar pasuria edhe nga ajo e nënës së tij.

Ata posedojnë një shtëpi, dy banesa, një lokal dhe 5 ara e që njërën prej tyre e ka arsyetuar së e ka blerë më parat që e ka shitur veturën luksoze, Range Rover.

Këtë vit si pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar dy truall  në pronësi të nënës.

Si pasuri të luajtshme, Lladrovci ashtu edhe sikurse vitin e kaluar ka deklaruar tri vetura, një Golf i fëmijëve, një Mercedes e cila është në pronësi të tij dhe një Audi A6 e vitit 2016 e ku kjo e fundit arrin vlerën 40 mijë e 500 euro, si pronë e përbashkët.

Ai ka deklaruar së edhe këtë ende posedon orën Rolex e cila kushton 9 mijë euro dhe një të firmës Cartel e vlerës 3 mijë euro. Gjithashtu mes tyre edhe stoli ari në pronësi të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Që si rrjedhojë pasuria e luajtshme e tij del të jetë sikurse në vitin 2018.

I pari i Drenasit ka deklaruar së në llogarinë e tij bankare i ka vetëm 500 euro ashtu sikurse edhe vitin e kaluar.

Ndërsa, bashkëshortja e tij ka 1 mijë euro në llogarinë e saj, dhe siç ka deklaruar Lladrovci, katër llogari bankare i zotërojnë fëmijët e tij, e që arrijnë vlerën 1 mijë e 700 euro në total.

Ndërkaq, edhe të hyrat vjetore të familjes Lladrovci janë rritur këtë vit.

Lladrovcit ka deklaruar së merr 1.127 euro nga pozita e tij si kryetar i Komunës.

Ashtu siç thuhet edhe në deklarim, njëri fëmijë i tij merr rrogë 777 euro edhe nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK), për të cilën KALLXO.com kishte raportuar në mars. 

Këtë vit është deklaruar së, nëna e tij përfiton 28 mijë e 200 euro të hyra vjetore që siç thuhet në deklarim, nga ‘kompensimi i burgut të djalit’, dhe një pension të dëshmorit.

Gjithashtu, ata përfitojnë edhe të ardhura nga ekipet futbollistike, Drenica, Feronikeli, Trepqa 89. Këtë vit, ai ka deklaruar të të hyrat vjetore edhe në emër të fëmijve edhe nga biznesi NPN “Er-Com”.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.