Zafir Berisha, ish deputet i NISMA-s. Foto: Facebook

Sa kushton hoteli i deputetit Zafir Berisha

Kryetari i degës së NISMA-s për Kosovë dhe deputeti i po kësaj partie, Zafir Berisha ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korruspionit se Hotel “Kështjella” e cila është deklaruar në emër të tij ka vlerën 600 mijë euro.

Në pasurinë e paluajtshme Berisha ka deklaruar se posedon 680 mijë euro pasuri të paluajtshme ku bëjnë pjesë një shtëpi dhe hoteli të dyja të deklaruara në emër të tij.

Ai ka deklaruar edhe një veturë në emër të tij vlera e së cilës është 10 mijë euro nga ku ka shkruar përshkrimin se është blerë nga të hyrat familjare.

Investimi në Hotelin e Berishës i ka kushtuar 210 mijë euro. Kështu të paktën ka deklaruar për kategorinë e detyrimeve financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

50 mijë euro ka kredi për investime në hotel ndaj Ziraat Bankës, ndërsa 160 mijë euro i ka detyrim ndaj personave fizik.

Të hyrat vjetore të Zafir Berishës janë 6 mijë euro pagë nga Hotel Kështjella ndërsa merr të hyra vjetore prej 24 mijë e 342 eurove nga Kuvendi i Kosovës si deputet.