Deputeti Naser Osmani - Foto: Facebook

Sa kushton Audi e deputetit të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani në deklarimin e pasurisë së këtij viti, ka deklaruar se herë pas herë merr remitanca nga familja.

Sipas tij, vlera e këtyre remitancave shkon deri në 20 mijë euro

“Kohë pas kohe të hyra nga remitenca nga familjaret në X nga 0 – 20,000.00 euro”, ka deklaruar deputeti Osmani në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Osmani ka deklaruar se posedon një veturë të tipit Audi me vlerë 16 mijë euro si dhe një banesë 57 metra katror që e ka vlerësuar 57 mijë euro.

Paga e tij si deputet i Kuvendit kap shifrën e 21 mijë e 894 euro, ndërsa ka deklaruar se ka edhe një kredi me vlerë prej 3 mijë euro.

Deputeti i LDK-së ka deklaruar se posedon 5 mijë e 170 euro para të gatshme.

Këtu mund ta gjen deklarimin e pasurisë së Naser Osmanit.