Sa kushtojnë makinat e Kujtim Gashit?

Ministrit i Kulturës, Kujtim Gashi,  ka deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion se posedon një pasuri të paluajtshme në vlerë prej 340 mijë eurove në pronësi të përbashkët.

Ai ka deklaruar se posedon një shtëpi dhe 5 ari truall  prej 280.00 m2, të trashëguar më 1985  në vlerë prej 60,000.00, po ashtu ministri Gashi ka deklaruar se posedon edhe një shtëpi dhe 5 ari truall prej 290.00 m2, të trashëguara në viti  2012, në vlerë prej  140,000.00. Të dy këto pasuri të paluajtshme ministrit i ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

Përveç shtëpive, Gashi ka në posedim një hektar tokë të trashëguara në vlerë prej 80,000.00 dhe 20.00 arë në vlerë prej 60,000.00, po ashtu të trashëguar. Edhe këto dy prona ai i ka deklamuara në pronësi të përbashkët.

Ndërsa sa i përket pasurisë së luajtshme, Gashi ka deklaruar në pronësi një  veturë BMW, përfituar me ndërrim në 2013 në vlerë prej  10,000.00 në pronësi të përbashkët, dhe një  veturë Tiguan, përfituar po me ndërrim në 2015  në vlerë prej 8,000.00.

Ministri Gashi ka deklaruar në AKK se nuk posedon aksione në shoqëri komerciale e as letra me vlerë. Por, Gashi është treguar një kursimtari i zoti, duke shtuar kursimet.

Gashi ka deklaruar se në RBKO -Prizren posedon 42,100.00 euro, para të gatshme, ndërsa po në RBKO- Prizren ka deklaruar 6,000.00 euro në emër të fëmijëve. Kurse NLB-Bankë ai ka deklarua 3,000.00 euro në emër të bashkëshortes.

 Gashi ka deklaruar pagë mujore prej 1,797.00 dhe 3,000.00 honorarë nga qeveria, ndërsa ka deklaruar shumë prej 450.00  si rrugët të bashkëshortes. Kurse ka deklaruar edhe një shumë prej 752 pensione në emër të prindërve, një 182.00 nga Gjermania, 370.00 dhe 200 eurove.