Sa kafe, çaja, bambi e lëngje u pinë nga drejtoria e kulturës në Mitrovicë

Në faturat e shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare të Komunës së Mitrovicës figurojnë edhe shpenzime për kafe, bambi, çaja e lëngje në gotë.

Në faturat e siguruara nga KALLXO.com për muajt, dhjetor 2017 dhe janar, shkurt e mars 2018, zyrtarët e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport  të kësaj komune kanë pirë 198 kafe, 85 çaja, 23 bambi e 57 lëngje në gotë.

Totali i shpenzimeve të kësaj drejtorie për këto 4 pije të ndryshme kap shifrën prej 181 euro e 50 cent.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe vartësve të tyre.

Shpenzimet e muajit janar nga Drejtoria per Kulture, Rini dhe Sport e Komunes se Mitrovices Foto: KALLXO.com

 

Dhjetor

Kafe: 42×0.50= 21 euro
Çaj: 30×0.50= 15 euro
Lëngje: 23×0.50= 11.5 euro

 

Janar

Kafe: 53×0.50= 26.5 euro
Çaj: 15×0.50= 7.5 euro
Lëngje: 23×0.50= 11,5 euro
Bambi: 5×0.50= 2.5 euro

 

Shkurt

Kafe: 48×0.50= 24 euro
Çaj: 22×0.50= 11 euro
Lëngje: 11×0.50= 5.5 euro
Bambi: 10×00.50= 5 euro

 

Mars

Kafe: 55×0.50= 27.5 euro
Çaj: 18×0.5= 9 euro
Bambi: 8×0.50= 4 euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.