Sa ka pasuri shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës në muajt e fundit të vitit të kaluar në krye të Departamentit për Krime Ekonomike ka vendosur Drejtorin Bashkim Spahiu.

deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Spahiu ka deklaruar se posedon 163 mijë euro. Në këtë pasuri hyjnë një banesë një shtëpi një tokë dhe një pyll të deklaruara në emër të vetë Spahiut por në të dhënat shtesë ai ka deklaruar se i ka në emër të përbashkët.

Në pasurisë e paluajtshme të Spahiut, hyjnë një veturë dhe pajisje bujqësore të cilat kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Shefi i Krimeve Ekonomike ka deklaruar se ka marrë 9 mijë euro kredi për rregullimin e banesës.

Paga mujore e Spahiut sipas deklarimi të tij është 1 mijë e 85 euro ndërsa ajo vjetore i bie të jetë 13 mijë e 20 euro.

Spahiu ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes së tij e cila punon në QKUK dhe merr pagë prej 550 eurove.

Gjithashtu Spahiu ka deklaruar edhe pensionin e prindit i cili është 448 euro.