Sa hanë sigurimi i Hashim Thaçit

Në dallim prej zyrës së shefit të tyre, Hashim Thaçi që mund të porosisnin biftekë, file pule e sallata të ndryshme, sigurimi i zyrës së Thaçit nuk e kishte këtë luks në 2011.

Vetëm në faturën e janarit të 2012, shihet që sigurimi i zyrës së Thaçit kishin porositur biftekë e mish të pulës.

Ushqimet më të preferuara nga të në byfenë e Qeverisë kishin qenë omletët, picat e sendviqët.

Për muajt maj e korrik 2011 dhe janar 2012 sigurimi i Thaçit kanë shpenzuar në këto lloj ushqime 1 mijë e 186 euro.

Në llogaritjet e faturave nga KALLXO.com për 3 muaj sigurimi i Thaçit kishte porositur 641 pica. Një picë në byfenë e Qeverisë kishte kushtuar 1 euro.

Për këta muaj ishin porositur edhe 248 sendviqa të ndryshëm që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 173 euro e 60 cent. Ndërsa janë porositur gjithashtu edhe 248 omlete që kanë pasur një kosto prej 171 euro e 20 cent.

Ndërsa në janar të 2012 ata kishin porositur edhe biftekë e mish pule, që nuk kanë qenë në listat e faturave të mëhershme këto lloj ushqimi.

Në janar të 2012, sigurimi i Kryeministrit kishte porositur 39 biftekë e 42 mishra të pulës.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.