Sa fiton Shefki Gashi nga ferma e deleve


0Ish- nënkryetari i Komunës së Prishtinës i cili tani është edhe asamblist i Lidhjes Demokratike të Prishtinës, nuk ak dhënë shumë të caktë se sa mund të kushtoj ferma e deleve të cilën e posedon por ka treguar se edhe ai edhe bashkëshortja e tij marrin pagë nga ajo fermë.

Në agjencinë Kundër Korrupsionit, Shefki Gashi ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme 1 milion e 625 euro duke mos llogaritur një fermë dhe një depo për të cilat nuk ka dhënë vlerën e tyre.

Në pasurinë e luajtshme Gashi ka deklaruar një traktor dhe të blear të fermës në vlerë prej 200 mijë eurove.

Shefki Gashi është pronar 100% i fermës “Ibushi Farm”. Gashi ka deklaruar se para kesh të mbajtura në institucione financiare ka gjithsej 2 mijë e 891 euro.

Gjithsej pagë dhe mëditje nga Kuvendi Komunal, Gashi ka deklaruar se merr 2 mijë e 624.

Por, të hyrat nga Kuvendi Komunal nuk janë të vetmet për Shefki Gashin. Ai merr 459 euro nga ferma e tij, ka marrë një subvencion nga Ministria e Bujqësisë prej 4 mijë e 100 eurove, merr pension nga MPMS në vlerë prej 1 mijë e 738 eurove.

Në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar se merr pagesë nga NTP Melodia në vlerë të 4 mijë e 353 eurove dhe nga ferma 436 euro.

Gashi ka deklaruar edhe të hyrat nga qeraja e Melodia Shpk e cila është 6 mijë euro.

Shefki Gashi ka dhënë një arsyetim sa i përket pasurisë së paluajtshme ku ka thënë se nuk kanë vlerësim profesional.

08 Qershor 2019 - 18:53

Adelina Ahmeti 08/06/2019 - 18:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend