Sa është i pasur zv/ministri i Drejtësisë?

Zëvendësministri i Drejtësisë Naim Qelaj, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë e paluajtshme dhe atë të luajtshme në pronësi të përbashkët si dhe para të kursyera në bankë, në pronësi të prindit dhe fëmijëve.

Qelaj si pronësi të përbashkët e ka deklaruar shtëpinë me 300 metra katorë, të cilën e ka ndërtuar falë kurismeve dhe e ka vlerësuar me 80 mijë euro. Ai ka deklaruar një truall prej 941 metra katrorë të vlefshme prej 150 mijë euro, si dhe një tjetër truall prej 569 metra katrorë prej 70 mijë euro.

Më tej, Qelaj në AKK ka deklaruar edhe 6 toka bujqësore me pronësi të përbashkët me vlerë në tërësi prej 276 mijë eurosh.

Si pasuri të luajtshme, zëvendësministri i Drejtësisë ka deklaruar një automjet, nga kursimet me vlerë 20 mijë euro, po ashtu në pronësi të përbashkët.

Para të gatsme në banka vendore, Qalaj ka deklaruar rreth 4,200 euro  të cilat i posedojnë prindi i tij dhe fëmijët.

Naim Qalaj ka të hyra vjetore nga paga e tij në Ministrinë e Drejtësisë në vlerë, 12 mijë e 840 euro

Zyrtari ka deklaruar edhe pensionin e prindit të tij në Gjermani prej 7 mijë e 104 euro, si dhe të hyrat vjetore të fëmijëve në vlerë prej 10 mijë e 40 euro.