Sa është i pasur ish- ministri Arben Vitia?

Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi 250 metra katrorë, të blerë në vitin 2003 në vlerë prej 150 mijë eurove.

Një truall prej 15 ari, të trashëguar poashtu në vitin 2003, në pronësi të përbashkët në vlerë prej 250 mijë euro.

Vitia ka deklaruar se ka në pronësi një veturë të tipit ‘Mazda’ të blerë në vitin 2013, në vlerë 12 mijë euro dhe një veturë tjetër në pronësi të bashkëshortes së tij, të blerë në vitin 2018, në vlerë prej 15 mijë eurove.

Arben Vitia ka deklaruar se mban 1 mijë euro para të gatshme në bankë, ndërsa në emër të bashkëshortes ka deklaruar 500 euro të tjera.

Ai gjithashtu ka deklaruar se ka një kredi të marrë nga banka në emër të bashkëshortes, në vlerë prej 20 mijë eurove dhe huadhënie nga një person fizik, në vlerë prej 2 mijë e 500 euro, po ashtu në emër të bashkëshortes.

Sa i përket të hyrave, Vitia ka deklaruar se  ka marrë 1 mijë e 460 euro pagë, ndërsa bashkëshortja e tij, pagë vjetore 10,950 euro nga SHSKUK dhe 1,723 euro të tjera nga ‘Kolegji UBT’.