Ramiz Lladrovci në ditën e parë si kryetar shpenzoi 299 euro për drekë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në ditën e parë si kreytar komune të mandatit të dytë e shpenzoi buxhetin e Komunës për 299 euro.

Pas mbledhjes inaugurese të Kuvendit Komunal të Drenasit, më 7 dhjetor 2017, Ramiz Lladrvoci kishte ftuar të pranishmit për t’i qerasë me një drekë nga buxheti i Komunës.

“Komuna e Drenasit- Kryetari dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Drenasit kanë pasur mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës dhe në këtë rast kryetari i Komunës pas përfundimit të mbledhjes inauguruese i ftoj për drekë në restaurant “Dijamanti” në Drenas, për të cilën gjë e kemi edhe faturën në vlerë prej 299 euro”, thuhet në arsyetimin e kësaj pagesë.

Në këtë drekë, të pranishmit kishin ngrënë muskuj viqi, pogaqe, speca të fërguar në vaj e sallata.

Ndërsa nuk kishte munguar as konsumimi i kafes e pijeve tjera.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komuanve dhe zyrtarëve tjerë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.