Raki me mjaltë në drekën e Bujar Bukoshit

146 euro u shpenzuan nga buxheti i shtetit për të  mbuluar një drekë të kabinetit të ish- zëvendëskryeminsitrit Bujar Bukoshi.

Dreka zyrtare e Bukoshit , e datës 17 shtator 2011 nuk pati mungesë të varieteteve të alkoolit.

Atë ditë, në restaurantin ‘Vila Park’, në Prizren ishte porositur raki rrushi me mjaltë, raki kumbulle ( Lincura) dhe raki dardhe (Pircher).

Përveq kësaj, nga zyrtarët qeveritarë u konsumuan edhe disa lloje të mishrave dhe specialitete të resaturantit.

Në faturën zyrtare përfshihen edhe pogaqja me hudhër, specat nga furra, këpurdha e perime të fërguara dhe torta me mollë për dezert.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do të publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzime.