Qeveria e Haradinajt merakli të shampanjës pinë me para të shtetit

Zyra e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt kanë shpenzuar shumë të ndryshme në blerjen e shisheve të shampanjës.

KALLXO.com ka shkruar për blerjen e shisheve të shampanjës nga zyra e Haradinajt.

Mirëpo, kjo zyrë herë pas herë është furnizuar me pijen e lluksit, shampanjën.

Më 25 janar të 2018, zyra e Haradinajt kishte blerë 9 shishe shampanjë, për të cilat ishin shpenzuar 450 euro ne total, ku një shishe kishte kushtuar 50 euro.

Këto shampanja ishin blerë në dyqan verërash.

Në po të njëjtin dyqan, rreth 1 muaj e gjysmë më vonë ata kishin blerë edhe 4 shishe tjera shampanjës, me vlerë totale 200 euro.

https://kallxo.com/dosja/1-jave-pasi-qe-u-be-kryeminister-haradinaj-bleu-shampanje/

https://kallxo.com/dosja/shishet-e-shampanjes-per-zyren-e-ramush-haradinajt-kushtuan-nga-50-euro/

Qeveria që udhëheq Haradinaj është më e madhja për nga zëvendëskryeministrat,  ministrat, zëvendësministrat e këshilltarët.

“Haradinaj II” numëronte 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra e rreth 80 zëvendësministra.

Që prej kur dha dorëheqje i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kaluar gati katër muaj, ndërkohë në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Gara e fundit elektorale nxori Lëvizjen Vetëvendosje si forcën më të madhe politike në vend. Kreu i kësaj partie, Albin Kurti pritët të jetë shefi i ri i ekzekutivit kosovar. Ai gjatë fushatës premtoi shkurtime të shpenzimeve publike.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.